Mali i Zi, është shumë afër formimit të qeverisë së re, ka deklaruar mandatari Dritan Abazoviq.
Ai ka shtuar se nuk është i sigurt nëse në Qeverinë e re do të gjenden edhe përfaqësuesit e Socialdemokratëve. “Aktualisht jemi vetëm një hap larg nga Qeveria e re. Pres se së shpejti do të dalim me propozim edhe në Parlament”, ka theksuar Abazoviq.
Ai ka thënë gjithashtu se nuk heq dorë që Qeverinë e re ta përkrahin 49 deputetë, duke shtuar se nuk është tragjike nëse ky numër do të jetë edhe më i vogël.
Ai ka thënë po ashtu se është i kënaqur me bashkëpunimin e Partinë Socialiste Popullore (PSP) e cila sipas tij, ka treguar nivel të konsiderueshëm ndaj interesave shtetërore. /trt








