Abbas thirrje Perëndimit: Ndalni gjenocidin që po bëhet në Gaza

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas bëri thirrje për veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për të ndaluar atë që ai e quajti gjenocid në Gaza, siç raportohet nga agjencia zyrtare e lajmeve WAFA.

Sipas Al Jazeera, gjatë një takimi me Komitetin Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Abbas tha se udhëheqja palestineze bëri thirrje për “përfundimin e sulmit, ofrimin e ndihmës humanitare, parandalimin e zhvendosjes së jashtme dhe ndalimin e sulmeve të kolonëve dhe forcave izraelite në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor”.

“Kjo është një fatkeqësi barbare. Si mund të heshtë bota në këtë gjakderdhje”, theksoi më pas Mahmud Abbas. Kujtojmë që qindra mijëra njerëz demonstruan sot në disa qytete në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez, ndërsa Izraeli zgjeron operacionet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës.