Abu Dhabi: Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kalojn në finale

Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen e Grand Slamit të xhudos në Abu Dhabi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pas Nora Gjakovës, dhe Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Kampionia olimpike e Rio 2016, rrugën për finale e ka siguruar pas fitores së shënuar ndaj xhudistes nga Britania, Chelsie Giles, me Ippon, shkruan lajmi.net.

Në finalen për medalje të artë, Majlinda Kelmendi do të takohet me Odette Giuffrida, një italiane e njohur për të gjithë ne, të cilën vajza nga Peja e ka mundur në Rio në luftën finale për medaljen e artë.