Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Al-Kasam, ka lavdëruar sulmet e grupit kundër forcave izraelite në Gaza, përfshirë një incident të fundit në Khan Younis ku ushtria izraelite raportoi vrasjen e katër ushtarëve të saj.
“Humbjet që armiku ka pësuar sot në Khan Younis dhe Jabalia janë vazhdimësi e operacioneve ushtarake cilësore dhe një model që forcat [izraelite] do të përballen kudo që ndodhen,” tha Abu Obeida në një postim në Telegram.
Ai shtoi se publiku izraelit “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të detyrojë udhëheqësit e vet ta ndalojnë këtë luftë shfarosjeje dhe zhvendosjeje, përndryshe të përgatiten të shohin më shumë nga bijtë e tyre në arkivole.”




