Abuzohet dhe dhunohet një e mitur nga disa persona në Gjakovë

Një vajzë e mitur është abuzuar dhe dhunuar nga disa persona të panjohur, në lokacione të ndryshme, raporton teve1.info

E mitura është deklaruar dje në Policinë e Kosovës në prezencë të aktereve të nevojshëm ku ka treguar për abuzimin dhe dhunimin që i është bërë nga disa persona.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar një burrë dhe grua.

Raportohet se gruaja e arrestuar është nëna e të miturës, ndaj së cilës është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar edhe “Dhunim”.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim”, tha Elezaj./teve1.info/