Ballina Lajmet Kosovë Ademaj: Vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Ademaj: Vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka thënë se aktgjykimi dënues ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, vërteton atë çfarë ata si familje kanë thënë.

Ai në një deklarim për media pas aktgjykimit tha se vendimi i gjykatës shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj.

“Ajo çfarë është vërtetuar sot është ajo që kemi thënë , se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre përjetësisht. Ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që të bajun një krim të tillë”, tha ai.