Vëllezërit Sylejman dhe Agron (Milazim) Telaku kanë dhuruar 50 ari tokë vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës. Vëllezërit Telaku dhurimin e këtij vakëfi e bënë në prani të nënkryetarit të Malishevës, z. Vesel Krasniqi, dhe vëllait të tij, Hysen Krasniqi.
Ky kontribut përbën një vepër të çmuar bamirësie dhe një shembull të përkushtimit ndaj vlerave të besimit, solidaritetit dhe shërbimit ndaj komunitetit. Vakëfi, si një prej formave të rëndësishme të bamirësisë në Islam, përfaqëson një kontribut të qëndrueshëm, dobia dhe shpërblimi i të cilit vazhdojnë edhe pas vdekjes së dhuruesit.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për vëllezërit Telaku për këtë dhurim, i cili paraqet një kontribut të rëndësishëm në shërbim të komunitetit dhe brezave të ardhshëm.
Allahu i Madhërishëm ua pranoftë këtë vepër, ua shumëzoftë shpërblimin dhe i begatoftë ata dhe familjet e tyre me shëndet, mirësi e bereqet! /bislame 









