Administrata Biden kërkon që Apple dhe Google të lejojnë instalimin e aplikacioneve nga burime të jashtme

Një raport i ri nga Shtëpia e Bardhë këshillon ligjvënësit Amerikanë të veprojnë në mënyrë që Apple dhe Google ti bëjnë ekosistemet e tyre mobile më të hapura.

Apple dhe Google janë kritikuar prej kohësh nga autoritetet rregullatorë në Evropë për kontrollet e forta mbi shpërndarjen e softuerit në platformat e tyre mobile.

Dy gjigantët e teknologjisë tashmë përballen me retorikë të ngjashme nga ana tjetër e Atlantikut.

Një raport i ri nga Shtëpia e Bardhë këshillon ligjvënësit Amerikanë të veprojnë në mënyrë që Apple dhe Google ti bëjnë ekosistemet e tyre mobile më të hapura.

Aktualisht këto sistemet operative dëmtojnë konkurrencën mes zhvilluesve dhe aplikojnë pengesa të panevojshme thotë raporti duke i dhënë zë sentimentit Evropian.

Departamenti i Tregtisë tha se përdoruesit duhet të kenë mundësi të instalojnë me lehtësi softuerët në pajisjet mobile nga burime të jashtme. Edhe pse Android teknikisht e lejon një gjë të tillë, Administrata Kombëtare e Informacionit dhe Telekomunikimit(NTIA) thotë se Google e bën këtë proces të vështirë.

Apple vijon të këmbëngulë se siguria e platformës varet nga ky gjë. Vetë NTIA thotë se çdo ligj që detyron instalimin e aplikacioneve të jashtme duhet të konsiderojë privatësinë dhe sigurinë.

Bashkimi Evropian miratoi një ligj të tillë në Nëntor në formën e Aktit të Tregjeve Dixhitale. Edhe pse DMA aktualisht ka hyrë në fuqi, nuk do të aplikohet mbi Apple dhe Google deri në mesin e 2023. /PCWorld Albanian