Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ua rikujton udhëtarëve se për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë, duhet të paraqiten tri orë para kohës së rregullt të fluturimit.

Kjo paraqitje duhet të bëhet si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:

“-Testet për COVID 19

-Dokumentacionin e vaksinimit

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen cdo ditë përshkak të pandemisë

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit përshkak të pandemisë

-Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit

-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test

-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit”.

Udhëtarët luten që të rishikojnë rregullat e hyrjes në shtetet ku udhëtojnë para paraqitjes në sportelet e ANP-së (check-in), e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve përshkak të kontrollit të dokumenteve të lartëshënuara.

“Ju njoftojmë se jemi duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve dhe mirësisht ju lusim për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e tyre.