Afganistan, mbi 40 të vdekur në sulmin ndaj një ndërtese publike

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ndaj një ndërtese publike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Vahid Macro, njoftoi se në sulmin e kryer dje kanë humbur jetën 43 persona.

Sulmuesit së pari kanë kryer sulm kamikaz, ndërsa më pas kanë rrethuar ndërtesën.

Përgjegjësinë mbi sulmin nuk e mori askush.