Agjencitë humanitare: Nuk ka siguri për tu kthyer sirianët

Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se qindra mijëra sirianë janë në rrezik nëse detyrohen të kthehen në vendlindje, për shkak të dhunës së vazhdueshme në vendin e tyre.

Paralajmërimi u lëshua nga gjashtë agjenci humanitare, si një kundërpërgjigje globale që oi bëhet kundër refugjatëve, dhe si kundërpërgjigje ndaj kushteve të ashpërsuara nga vendet që kanë marrë sirianët.

Sipas këtyre agjencive, këto pretendimet janë një “retorikë mashtruese” dhe se vendi nuk është aspak i sigurtë nga regjimi i Bashar Al Assad që po kërkon kthimin e banorëve.

Një raport i ri nga agjencitë e ndihmës, përfshirë Këshillin Norvegjez të Refugjatëve (QKR), Save the Children dhe CARE International, tha se në vitin 2017 ishin kthyer në atdhe 721,000 persona të zhvendosur.