Erdhi dikush te Xhelaludin Rumi për ta përçarë me frymëzuesin e tij, Shems Tebrizin, duke i thënë se e kishte parë Shemsin duke pirë verë.
Rumi iu përgjigj:
“Pasha Zotin, edhe sikur ta shihja rrobën e tij të njollosur me verë dhe aromën e saj që vjen prej tij, do të thosha se dikush ia ka hedhur mbi të. Edhe sikur ta shihja duke qëndruar mbi një mal e duke thënë: ‘Unë jam Zoti juaj më i lartë’, do të mendoja se ai po reciton ajetin.
Shko, sepse unë Shemsin nuk e shoh me sytë e mi, por e njoh me zemrën time.”
Hoxhë Bedri Syla









