AKSHI njoftoi se do të ketë ndërprerje të përkohshme të shërbimeve online të e-Albania

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), njoftoi qytetarët dhe bizneset se gjatë fundjavës do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve të saj.

“Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00,” tha AKSHI.

Shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, autentifikimi nëpërmjet single-sign-on , shkëmbimi i të dhënave mes sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe në sistemet apo platformat elektronike të tjera.

“Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!”, njoftoi agjencia.