Aksident hekurudhor në Austri, 28 të plagosur, 2 rëndë

Një tren pasagjerësh u aksidentua mëngjesin e së martës në një hekurudhë lokale në Austri, duke lënë dy vagona të përmbysur dhe dy pasagjerë të plagosur rëndë, tha policia.

Ndërkohë 26 udhëtarë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Në mesin e tyre ishin shumë studentë.

Aksidenti u shënua pak pas orës 7, në afërsi të Shën Poeltenit, që ndodhet në perëndim të Vjenës, sipas Kryqit të Kuq.

Rreth 80 persona ishin në bordin e trenit në momentin e aksidentit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Treni ishte nisur në Mariazellerbahn, një hekurudhë e ngushtë lokale, dhe drejtohej për në Shën Poelten./oranews