Protestat e thjeshta kundër tij që tenton t’i bëjë të komplikuara
Një më e fundit intervistë e Ramës për mediat e huaja ka qenë po aq e padurueshme sa të gjitha të dhëna pas stinës së protestave të fuqishmë kundër tij që nga fundmaji e deri më sot, më të gjatat në koha që ka përjetuar Shqipëria.
Është fjalë për një bisedë në Paris ku po zhvillohet “Forumi i Paqes”, ku ai përsëriti refrenin e njohur për protestat duke jua atribuuar forcave të huaja, psaçërisht Iranit.
“….Mendoj se kurdo e kudo ka një protestë, ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar e arsye për të cilat duhet menduar në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond dhe sfondi i kësaj proteste, është shumë komplekse siç thashë, shumë e larmishme. Ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi i përgjithshëm për mjedisin, te gjepura antisemite të ushqyera apo të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, konkretisht Republika Khomeiniste e Iranit a gjithashtu edhe partitë të opozitës të mëdha apo të vogla, së fundi nuk fshihen dhe aq pas fëmijëve apo të rinjve të radikalizuar me këto iluzionet e Antifas e më tej nga njerëz të cilët kanë shqetësimet e tyre, shqetësime legjitime për koston e jetesës deri te njerëz që janë sjellë e paguar nga krimi i organizuar. Kështu që është shumë komplekse”.
Në fakt nuk është dhe aq komplekse. Mjafton të ballafaqëosh Ramën sot me Ramën në opozitë, çfarë thotë e bën sot me atë që ka thënë apo premtuar dje, për të dalluar jo thjesht hendekun mes tyre por dhe kundërthëniet e hatashme. Dhe inkoherenca në fjalë e qëndrime është ajo që vërteton se pse njerëzit, të çdo kategorie, janë thellësisht të zhgënjyer prej tij. Po ashtu, mjafton vula e “hajdutit” që populli që e ka vënë si pretencë gjykuese konstante ndaj pushtetit të tij, sado që ai të rrahë gjoksin si transformues i Shqipërisë. Ngjashëm si Enveri. Edhe ai e transformoi vërtet Shqipërinë, por në fund u shemb e u tërhoq zvarrë si diktator. /tesheshi.com/




