Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy automjeteve, në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë humbur jetën.
Po ashtu raportohet se si pasojë e aksiedentit kanë mbetur të plagosur edhe një grua dhe një fëmijë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara, të cilët më pas janë transportuar nga ambulanca.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





