Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar dy të tjerë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar policia.

Detaje të tjera rreth shkaqeve të aksidentit apo identitetit të viktimës ende nuk janë bërë të ditura.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.