Aksident i rëndë në Gjakovë, shtatë të lënduar, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Shtatë persona kanë marrë lëndime, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë si pasojë e një aksidenti në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, rasti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Gjurkaj për Telegrafin tha se i lënduari i cili është në gjendje më të rëndë ka pësuar edhe thyerje të nofullës.

“Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Bishtazhin, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Vetura e cila ishte në drejtimin Prizren-Gjakovë ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ka goditur veturën tjetër në pjesën e parme nga ana e majtë e cila ishte në drejtim të Prizrenit. Gjatë këtij aksidenti janë lënduar 7 persona, një nga ta është në gjendje të rëndë (ka thyerje të nofullës)”, tha Gjurkaj.