Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit.

Në këtë aksident janë të përfshira disa vetura, një traktor dhe një kamion.

Një kamion dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit, ka shumë persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.