Dje në fshatin Makermal të Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.
Policia ka njoftuar që si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjashtë persona, katër prej tyre meshkuj, si dhe dy femra.
Në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit. Të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pastaj janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.