Aksident në një park argëtimi në Gjermani, 34 të lënduar

Në një park argëtimi të Legoland në Gjermani ka ardhur deri te një përplasje mes dy trenave ku janë lënduar 34 persona, prej tyre dy rëndë, raporton BBC.

Aksidenti ka ndodhur në parkun e argëtimit në afërsi të Gunzburgut në Bavari.

Tre helikopterë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk është e qartë se çfarë ka quar deri te aksidenti. /koha