Aksident në Pejë, autobusi godet një veturë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, në afërsi të Fakultetit Juridik.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë e tipit Golf 2.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

“Një aksident ka ndodhur tek Fakulteti Juridik në Pejë ku një autobus ka goditur një veturë të parkuar. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ibraj.