Aksident në rrugën Lipjan-Shtime -një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën Lipjan-Shtime, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipijan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndrruar jetë”, tha Krasniqi