Aksident i rëndë në Britani, 8 të vdekur nga e njëjta familje

Gjashtë burra dhe dy gra të së njëjtës familje kanë vdekur dhe katër të tjerë janë dërguar në spital pas një aksidenti në autostradën M1 në Zonës Nottingham të Britanisë së Madhe.

Përplasja, që përfshu dy kamionë dhe një minibus nga zona e Nottingham, ndodhi pranë qytetit të Newport Pagnell, në Buckinghamshire.

Të tetë viktimat po udhëtonin në minibus, ku ndodheshin edhe katër udhëtarët e lënduar, prej të cilëve njëra është vajzë e vogël pesë vjeçare.

 

Imazhet e postuara në internet sugjerojnë se aksidenti ndodhi pranë një daljeje në autostradë, dhe shfaqën pamjet e shkatërruara të minibusit.

Dy shoferë të kamionëve janë arrestuar për shkaktim të vdekjes nga ngasja e rrezikshme, dhe vazhdojnë të mbeten në paraburgim. /MESAZHI/