Aksidentohet autobusi me veturë, lëndohen 5 udhëtarë

Pesë veta kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të autobusit të “Trafikut Urban” dhe një veture taksi në Prishtinë, raporton teve1.info

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur në orën 6:30 në udhëkryqin e rrugëve “Nazim Gafurri” dhe “Haxhi Zeka”.

Sipas Ahmetit, të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.