Aksionerët e Twitter miratojnë marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe me Musk

Musk ka kërkuar tërheqjen prej saj duke shprehur shqetësime lidhur me numrin e llogarive të rreme në platformë duke pretenduar se Twitter nuk i ka dhënë shifrat e sakta.

Shumica e aksionerëve votuan për të aprovuar marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe për shitjen e rrjetit social Twitter tek Elon Musk.

Gjatë një takimi të veçantë mes aksionerëve që zgjati vetëm 7 minuta, ato aprovuan dy propozime: një për marrëveshjen e shkrirjes me Musk dhe një për mënyrën sesi ekzekutivët do të kompensohen pas finalizimit të saj.

Të dy masat u aprovuan po detaje rreth kësaj mbledhje pritet të bëhen publike në ditët në vijim. Edhe pse u aprovua marrëveshja prej 54 dollarësh për aksion, një gjyq në Tetor do të vendosë për fatin e saj.

Musk ka kërkuar tërheqjen prej saj duke shprehur shqetësime lidhur me numrin e llogarive të rreme në platformë duke pretenduar se Twitter nuk i ka dhënë shifrat e sakta.

Shefi i Tesla do të përdorë deklaratat e informatorit të Twitter Zatko në gjykatë për ti shpëtuar marrëveshjes.

Peiter Zakto dëshmoi ditën e Marte përballë Kongresit Amerikan duke hedhur dritë mbi akuzat e tij se praktikat e sigurisë së kompanisë përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA. /PCWorld Albanian