Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aktivistë francezë në bordin e ‘Madleen’ i bëjnë thirrje Presidentit të Francës:...

Aktivistë francezë në bordin e ‘Madleen’ i bëjnë thirrje Presidentit të Francës: Siguroni kalim të sigurt drejt Gazës

Baptiste André, Rima Hassan, Reva Viard dhe Pascal Marieras janë mes aktivistëve që ndodhen në bordin e anijes Madleen, e cila po i afrohet me shpejtësi ujërave të Gazës. Sipas ushtrisë izraelite dhe burimeve në mediat izraelite, pritet që anija të ndërpritet me forcë orëve të ardhshme.

Ekuipazhi i Madleen i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës Franceze që të ndërhyjë menjëherë për të siguruar kalimin e tyre të sigurt dhe për të respektuar të drejtat sovrane të popullit palestinez mbi ujërat e tyre territoriale.

“Si nënshkruese e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Statutit të Romës dhe Konventës Ndërkombëtare kundër Aparteidit dhe Gjenocidit, Republika Franceze ka detyrimin të sigurojë një kalim të sigurt dhe të pandërprerë për ne,” thuhet në deklaratën e tyre. “Jemi këtu për të dorëzuar ndihma humanitare dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndalur gjenocidin.”

Aktivistët kërkojnë që Franca të mos heshtë dhe të veprojë menjëherë për të mbrojtur qytetarët e saj dhe për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare. /mesazhi