Thiago Avila, një aktivist brazilian në bordin e anijes Madleen, tha për Al Jazeera se anija ndodhet rreth 185 kilometra larg brigjeve të Gazës (rreth 100 milje detare).
“Jemi këtu për të mbështetur Gazën dhe për të kërkuar ndaljen e bombardimeve dhe urisë,” deklaroi Avila. “Pavarësisht kërcënimeve, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Bota duhet të qëndrojë përkrah nesh.”
Ai tha se dronë po fluturojnë mbi anijen dhe sistemet e komunikimit janë ndërprerë.
“E dimë që forcat izraelite janë të përgatitura të na përballin me armë, por nuk kemi frikë,” shtoi ai. “Ajo që po përjetojmë ne nuk është asgjë krahasuar me atë që përballen palestinezët në Gaza.” /mesazhi




