Aktivisti i Vetëvendosjes përdhos flamurin e Kosovës në WC (Foto)

Frashër Oseku, aktivist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,ka përdhosur flamurin e shtetit të Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në profilin e tij në Facebook, aktivisti Oseku në një kundërpërgjigje drejtuar, anëtares së re të PDK-së,Arbana Xharrës rreth çështjes së respektimit të këtij flamuri, ka theksuar se po ia jep vendin e duhur këtij flamuri të cilin edhe e ka quajtur “leckë”.

“Arbana Xharra po thote qe ne te ” VV-se” nuk e dojme lecken e kalter?! Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes”, ka shkruar Oseku.

Bashkë me këtë shkrim Oseku ka publikuar edhe fotografinë ku shihet flamuri i lënë mbi guacën e tualetit.

Në profilin e tij personal Oseku ka edhe fotografi me zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes.