Akuza për abuzim seksual e pedofili, Anglia heq statujën e Michael Jackson

Shteti anglez ka hequr statujën e Michael Jackon pas publikimit të dokumentarit tronditës që tregon mbi abuzimet seksuale të yllit të muzikës ndaj dy të miturve. Statuja e yllit të popit ishte e vendosur në Muzeun Kombëtar të Futbollit në Britani që prej vitit 2014, por vetëm pas 5 vitesh autoritetet angleze vendosën ta hiqnin.

Kujtojmë se pas publikimit të dokumentarit, reagoi gjithashtu radio e BBC-së, e cila ndaloi transmetimin e këngëve solo të këngëtarit. Hera e fundit që një këngë solo e Jackson u transmetua në stacion ishte më 23 shkurt.

“Ne e vlerësojmë çdo pjesë të muzikës së tij dhe i njohim meritat, por vendimet për atë që transmetojmë në rrjete të ndryshme gjithmonë bëhen duke pasur parasysh kontekstin dhe audiencat në mendje”, u shpreh më herët BBC.

Dokumentari i cili përhapi shumë debat,  fokusohet në dëshminë e Wade Robson, aktualisht 36 vjeç dhe James Safechuck, 41 vjeç, të cilët pohojnë se Jackson abuzoi seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

“Leaving Neverland” është një dokumentar i regjizorit Dan Reed, zgjat rreth katë orë dhe është i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jackson. Kujtojmë se akuzat për marrëdhënie homoseksuale me të mitur ndaj yllit të popit qarkullojnë prej disa vitesh, dhe nisën fillimisht nga akuzat e një ish-fqinji të Jackson./E.M