Akuzat për përfshirje në grup terrorist, Benzema padit politikanin francez

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema kohëve të fundit po përballet me disa probleme, por që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Fillimisht, Benzema u akuzua nga ministri i mbrojtjes i Francës, Gérald Darmanin se ai është pjesë e “një grupi terroristë i quajtur Vëllazëria Myslimane”.

Më pas, politikani francez, Eric Zemmour e lidhi Benzeman me vrasjen e fundit të profesorit Dominique Bernard.

“Po, ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Benzemas dhe vrasjes së Dominique Bernard në një sulm terroristësh”, tha Zemmour.

Si duket kjo deklaratë e politikanit francez ka ndikuar në Benzeman, pasi që sipas gazetarit Fabrizio Romano, fituesi i Topit të Artë ka ngritur padi ndaj Eric Zemmour.