Algjeri, kompania ‘Sonatrach’ zbulon rezerva të naftës që arrijnë deri në 150 milion fuçi

Kompania kombëtare algjeriane e naftës dhe gazit natyror ‘Sonatrach’ ka njoftuar zbulimin e një rezerve të re të naftës, madhësia e të cilës pritet të arrijë deri në 150 milion fuçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga kompania ‘Sonatrach’ thuhet se shpimet e kërkimit për naftë në zonën Raka es-Seba në rajonin Adrar në jugperëndim të vendit kanë dhënë rezultat pozitiv.

Në njoftim theksohet se madhësia e rezervës është mes 48 deri në 150 milion fuçi.

“Ky rezultat pozitiv është inkurajues për vazhdimin e aktiviteteve të kërkimit”, tha kompania.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani, ‘Sonatrach’ ka njoftuar katër zbulime të mëdha të naftës dhe gazit natyror në zona të ndryshme në jug të vendit.

Algjeria në vitet e fundit synon të rrisë prodhimin e saj të naftës dhe gazit natyror duke bërë përparime në sektorin e hidrokarbureve dhe duke tërhequr më shumë investitorë të huaj. /aa