Alienware nxjerr në shitje monitorin më të shpejtë në botë

Duke folur për ekranet, ky i fundit vjen me panel IPS anti-shkëlqim dhe jo panel TN. Është një teknologji e mrekullueshme për ngjyra forta dhe kënde të mira shikueshmërie.

Dell prezantoi ditën e sotme një monitor gaming Alienware 500Hz. Monitor do të dalë fillimisht në shitje në Amerikën e Veriut nga data 21 Mars dhe të kushtojë 829.99 dollarë.

Është monitori gaming më i shpejtë në botë që mund të blini aktualisht. Me një madhësi prej 24.5-inç, Alienware AW2524H teknikisht ka një frekuencë rifreskimi prej 480Hz por mund të përshpejtohet në 500Hz.

Shpejtësia e lartë e rifreskimit ka disa disavantazhe siç është kufizimi në rezolucionin prej 1080p, një gjë e pritshme ndërsa shumica e ekraneve me frekuencë të lartë rifreskimi kanë rezolucion të kufizuar për shkak të limiteve të gjerësisë së bandës.

Duke folur për ekranet, ky i fundit vjen me panel IPS anti-shkëlqim dhe jo panel TN. Është një teknologji e mrekullueshme për ngjyra forta dhe kënde të mira shikueshmërie.

Alienware AW2524H ka katër porta 5Gbps USB-A, dy porta standarde audio 3.5mm, një kontektor DisplayPort 1.4 dhe dy porta HDMI 2.1.

Duhet theksuar se përmes lidhje HDMI frekuenca është e kufizuar në 240Hz. Gjithashtu vjen me certifikimin DisplayHDR 400.

Alienware A2524H nuk do të ngelet gjatë si monitori me frekuencën më të lartë të rifreskimit sepse Asus prezantoi një monitor gaming 500Hz gjithashtu në Maj të vitit të kaluar. Ky i fundit ende nuk ka një datë debutimi. /PCWorld Albanian