Alpinistët kosovarë ia shpëtojnë jetën gjermanit që kishte humbur në Malet e Sharrit

Në orët e pasdites së djeshme u raportua për një person të zhdukur në Malet e Sharrit.

I njëjti ishte shtetas gjerman, ku po gjetjen e tij u mobilizuan Policia e Kosovës bashkë me Klubin Albin ‘Dardania’, shkruan Indeksonline.

Por, falë këtij sensibilizimi të alpinistëve kosovarë, shtetasi gjerman është gjetur gjallë.

Klubi Alpin ‘Dardania’ kanë dhënë detaje për Indeksonline në lidhje me rastin, ndërsa kanë treguar se ai është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

“Personi në fjalë me kombësi gjermane, turist në Bjeshkët e Sharrit, ishte dukë bërë Ski-Touring ditën e djeshme dhe gjatë ditës kishte arritur që të ngjitet në majën e quajtur PeriBreg. Përderisa ai ishte ende aty, një mjegull e menjërshme e ka kapu majën dhe ai ka qenë i humbur pasi që nuk ka ditë nga të shkojë”, tregojnë alpinistët për Indeksonline.

Sipas tyre gjermani më pas ka lajmëruar një punëtori në një piceri në Brezovicë se ka mbetur i ngujuar në majë të malit dhe më pas pronari i lokalit ka njoftuar qendrën e skijimit dhe kryetarin e Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendin që më pas janë vënë në kërkim të tij.

“Për fat të mirë mjegulla është larguar dhe ekipa e parë ka arritë që të gjejë personin në fjalë më pastaj të e kthejnë në qendër të skijimit ku po qëndronte edhe ekipa komanduese në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, tregojnë më tej për Indeksonline.

Ndryshe, personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer pa asnjë lëndim.