Altun kritika ministres së jashtme suedeze lidhur me postimin për PKK-në

Fahrettin Altun

Kreu i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka kritikuar ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila më parë tha se “Suedia është vendi i parë që ka njohur PKK-në si organizatë terroriste”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij Twitter, Altun i ka dhënë përgjigje ministres së Jashtme suedeze Linde, e cila bëri një postim me shënimin: “Për shkak të përhapjes së dezinformatave lidhur me çështjen Suedi-PKK”.

“Po bëni dezinformime në emër të luftës kundër dezinformimit”, është shprehur Altun, i cili ka rikujtuar se Suedia nuk i ka penguar aktivitetet e propagandës, financimit dhe rekrutimit të PKK-së.

Altun tha se Suedia u ka dhënë armë terroristëve të cilët kanë kryer shumë sulme, kryesisht sulme kamikazë në Turqi.

“Sikur të mos mjaftojë kjo, kundër Turqisë, e cila është aleati i parë i NATO-s që ka dërguar forca luftarake në Siri për luftën me organizatat terroriste, kryesisht DEASH-in, Suedia ka dhënë mesazhe solidariteti dhe para për organizatën YPG, e cila është dega siriane e PKK-së. Sinqeriteti është politika më e mirë. Po gënjeni duke na shikuar në sy. Po vazhdoni të mbështesni organizatën terroriste PKK. Suedia duhet të bëjë atë që është e nevojshme nëse PKK-në e shikon me të vërtetë si organizatë terroriste”. /aa