Ballina Lajmet Kosovë Ambasada e Britanisë këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Kosovës

Ambasada e Britanisë këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Kosovës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një njoftimi i ka këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës, përpos rasteve kur këtë duhet ta bëjnë për nevoja të mëdha.

“Qytetarët britanikë që planifikojnë të largohen nga Kosova duhet ta sigurojnë transportin sa më shpejt që është e mundur. E tërë kjo për shkak të masave të rrepta që i ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “- njofton Ambasada Britanike në Kosovë përcjell Klan Kosova.

Ambasada i ka paralajmëruar qytetarët britanikë se situata është duke ndryshuar shpejt dhe se ajo do t’i mbajë të inforuar në lidhje më zhvillimet e reja përmes postës elektronike.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të gjera për kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, qoftë përmes transportit tokësor apo atij ajror si pjesë e planit për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.