Ambasada e Kosovës në Gjermani njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Gjermania ka vendosur masa të reja për personat që hyjnë në këtë shtet.

Me këtë rast Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dal me një njoftim me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet.

Sipas kësaj ambasade, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, është thënë nga kjo ambasadë.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm për të gjitha udhëtimet ajrore drejt Gjermanisë: Kërkesa të reja të testimit për hyrje në Gjermani!

Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID 19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi.

Për më shumë informata vizitoni faqen tonë të internetit: www.pristina.diplo.de/covid19-einreise-sq