Ambasada e SHBA-së: Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjes, nuk i sjell përfitime Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, është deklaruar për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe.

Hyland nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka thënë se ngritja e taksës krijon pasiguri për bizneset dhe paqëndrueshmëri ekonomike, transmeton lajmi.netAjo gjithashtu ka shtuar se Kosova nuk përfiton nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s.

“Ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk i sjell përfitime Kosovës. Krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Më mirë të futet më shumë përpjkeje në sigurimin e një të ardhmeje të begatë nëpërmjet dialogut.”, ka shkruar Hyland në Twitter.Mirëpo, Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar vendimin ndaj Serbisë si të duhur për të mbrojtur prodhimet vendore.