Ambasada e Shqipërisë hapet zyrtarisht në Sarajevë

Sarajevo, BiH - 21. maj 2025: Ambasadu su svečanim presijecanjem vrpce otvorili ministar za evropske i vanjske poslove Albanije Igli Hasani i ministar odbrane Bosne i Hercegovine Zukan Helez. Ceremoniji je, između ostalih, prisustvovao i šef Delegacije Evropske unije i specijalni predstavnik EU u BiH Luigi Soreca, brojne druge zvanice i gosti iz političkog, diplomatskog i javnog života ( Samır Jordamovıc - Anadolu Agency )

Ambasada e Shqipërisë është hapur zyrtarisht në Sarajevë, duke forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH), raporton Anadolu.

Ambasada shqiptare u hap me një ceremoni të prerjes së shiritit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes i BeH-së, Zukan Helez.

Në ceremoni, ndër të tjerë, të pranishëm ishin edhe kreu i Delegacionit të BE-së dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në BeH, Luigi Soreca, si dhe shumë personalitete dhe të ftuar të tjerë nga jeta politike, diplomatike dhe publike.

Ministri Asani aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në BeH dhe më herët zhvilloi një takim dypalësh me shefin e diplomacisë së BeH-së, Elmedin Konakoviq, pas çka u zhvillua një takim i delegacioneve midis dy ministrive.

Gjatë ditës, Hasani u takua edhe me anëtarët e Kolegjiumit të Përbashkët të të dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së, ku diskutuan përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel parlamentar.

Hapja e ambasadës në Sarajevë konfirmon simbolikisht lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis dy vendeve.