Ambasadorët luksoz të Kosovës, për një vit do të shpenzojnë afër 24 milionë euro

Ambasadorët e Kosovës nëpër shtetet e huaja njihen për luksin e tyre që bëjnë atje gjatë veprimtarisë së tyre.

Për çdo vit, ambasadat shtetit i kushtojnë me miliona euro, ani pse shumë ambasadorë në shtete të ndryshme nuk janë shumë aktiv e ka prej tyre që nuk janë fare aktiv.

Në ndarjen buxhetore të vitit 2019 janë paraparë mbi 23 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Saktësisht, për vitin e ardhshme ambasadat do t’i kushtojnë buxhetit 23 milionë e 509 mijë e 812 euro sipas projekt-buxhetit aktual të propozuar nga Qeveria.

Për pagat dhe mëditjet do të shpenzohen 5 milionë e 500 mijë e 114 euro.

Për Mallra dhe shërbime do të shpenzohen 13 mijë e 504 mijë e 647 euro.

Për shpenzime komunale janë paraparë 560 mijë e 51 euro, si dhe janë ndarë mjete për shpenzime kapitale.

Të gjitha këto në total për vitin 2019 do të jenë 23 milionë e 509 mijë e 712 euro shpenzime.

Në anën tjetër, për shërbimet e konsulencës do të shpenzohen 3 milionë e 300 mijë euro.

Kujtojmë se edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar keqpërdorime të ndryshme nga ana e ambasadave.