Ambasadori britanik në Kosovë: Sonte nata më e rrezikshme që prej luftës në Kosovë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë ka folur për iniciativën e liderëve kosovarë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Nga Kuvendi i Kosovës, Ruairi O’Connell ka thënë që kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që prej luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka thënë që bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë dhe që nëse ndalimi i Speciales ndodh, askush në botë nuk do të besojë që Kosova është e interesuar për sundim të ligjit.

Diplomati u ka bërë thirrje deputetëve që të mendojnë logjikisht dhe të mos votojnë kundër Speciales.