Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e LDK-së për votimin e presidentit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn  Rohde ka përshëndetur vendimin e LDK-së për të qëndruar në seancë gjatë votimit të presidentit.

Përmes një statusi në Twiter, ambasadori Rohde ka thënë se deputetët e zgjedhur duhet të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik.

Ky është postimi i tij i plotë:

“E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik. Unë vështirë se mund ta imagjinoj rrezikimin e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë aktualisht të ndezur”, ka thënë ai.