Ndryshe nga Nvidia që prezantoi gjeneratën e re RTX 50-Series në CES 2025, AMD zgjodhi të qëndronte e heshtur me detajet e produkteve të saja dedikuar gamerave.
AMD do të mbajë një eveniment prezantimi të kartave grafike të ardhshme RX 9070 në fund të muajit Shkurt ndërsa dalin në shitje prej datës 6 Mars.
Ndryshe nga Nvidia që prezantoi gjeneratën e re RTX 50-Series në CES 2025, AMD zgjodhi të qëndronte e heshtur me detajet e produkteve të saja dedikuar gamerave.
Lajmi për evenimentin e prezantimit u bë publik nga CEO e AMD Lisa Su gjatë raportimit të gjendjes financiare të kompanisë për tre mujorin e katërt të 2024. Megjithatë ajo nuk përmendi modelet RX 9060 e as nuk dha një datë fikse.
Lançimi i kartave grafike ishte menduar më 23 Janar nga AMD sipas raportimeve ndërsa shumë analistë mendohet që kanë në duar kartat RX 9070 për testim.
Gjenerata e re e kartave grafike të AMD sjell arkitekturën RDNA. AMD thotë se RDNA 4 është ndërtuar bazuar në procesin prodhues 4-nanometër të TSMC për të fuqizuar performancën AI.
Sa do të kushtojnë? Kjo është e vështirë të thuhet pa ditur më shumë rreth harduerit brenda. Skema e numrave të modelit ka ndryshuar dhe AMD ka pozicionuar kartat e reja si zëvendësime për RX 7900 XT, 7900 GRE dhe 7800 XT (900 dollarë, 550 dollarë dhe 500 dollarë në fillim, përkatësisht)








