
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi mbi Sirinë ishte i nevojshëm.
“Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, ka thënë Merkel, transmeton Klan Kosova.
“Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike”.
“Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë”




