Anglia publikon listën për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar të mërkurën listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” që i luan muajin e ardhshëm.

Në listën e tij, Southgate ka përfshirë 25 futbollistë, ndërsa ka lënë jashtë sulmuesin e Chelseat, Raheem Sterling.

Në vend të Sterlingut, Southgate i ka bërë ftesë mesfushorit ofensiv të Crystal Palacet, Eberechi Eze që ka shënuar 6 gola në 8 ndeshjet e fundit në Premier League.

Anglia muajin tjetër, do të përballet me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Grupit C, të cilit i prinë me 6 pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Duelin e parë e luan më 16 qershor në udhëtim te Malta, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Maqedoninë e Veriut në stadiumin “Old Trafford”.

Portierë: Sam Johnstone (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Lewis Dunk (Brighton, Marc Guehi (C. Palace), Harry Maguire (Man. Utd), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Man. Utd), John Stones (Man. City), Kieran Trippier (Newcastle), Kyle Walker (Man. City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Dortmund), Eberechi Eze (C. Palace), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Kalvin Phillips (Man. City), Declan Rice (West Ham)

Sulmues: Phil Foden (Man. City), Jack Grealish (Man. City), Harry Kane (Tottenham), James Maddison (Leicester), Marcus Rashford (Man. Utd), Bukayo Saka (Arsenal), Callum Wilson (Newcastle)