Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Anija e fundosur në Libi, 3 të vdekur dhe 100 të zhdukur

Anija e fundosur në Libi, 3 të vdekur dhe 100 të zhdukur

Së paku tre migrantë pësuan për vdekje në anijen e fundosur me mbi 100 persona në det në lindje të Tripolit në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i forcave detare Eyup Kasim konfirmoi se janë zhdukur më shumë se 100 persona. Lajmin për anijen e fundosur, siç tha, e morën nga peshkatarët në këtë zonë.

Kasim theksoi se kanë arritur deri te kufomat e tre personave, ndërsa kanë shpëtuar 16 të tjerë. Ai theksoi se në anije, në momentin e fundosjes, gjendeshin mes 120 dhe 125 persona.