Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Anija goditet nga municion i paidentifikuar në ngushticën e Hormuzit

Anija goditet nga municion i paidentifikuar në ngushticën e Hormuzit

Një anije që po lundronte në ngushticën e Hormuzit është goditur nga një municion i paidentifikuar, njoftoi të dielën Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Autoritetet thanë se ende nuk ka informacion për gjendjen e ekuipazhit, shkallën e dëmeve apo ndikimin e mundshëm të incidentit në mjedisin përreth.

UKMTO bëri të ditur se ka nisur hetimi për incidentin dhe u kërkoi anijeve që lundrojnë në zonë të tregohen të kujdesshme dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Trafiku detar nëpër ngushticën strategjike të Hormuzit vazhdon të jetë shumë më i ulët se para fillimit të luftës SHBA-Iran në shkurt, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të sigurisë dhe sulmeve ndaj anijeve tregtare në ujërat e rajonit. /mesazhi