Anijet e NATO-s në Finlandë, ‘sfidojnë’ Rusinë me stërvitje të përbashkët

Tre anije luftarake të NATO-s mbërritën të hënën në portin e Turkut, në Finlandë, për një stërvitje të përbashkët me marinën vendase, në një kohë kur Helsinki zyrtar po shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Do të jetë një stërvitje dyditore, e cila do të nisë më 28 prill, me qëllim përgatitjen e marinës finlandeze për të marrë pjesë në misionet e reagimit të Aleancës.

Kryeministrja e vendit nordik, Sanna Marin deklaroi më 13 prill se vendi i saj do të vendosë në javët e ardhshme nëse do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n. /euronews