Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me një paralajmërim për të ndaluar dhënien e antibiotikëve, tek kafshët e shëndetshme dhe ato që shërbejnë për konsum njerëzor.
Sipas kësaj organizate keqpërdorimi i barnave ndikon negativisht në shëndetin e kafshëve dhe të konsumatorit në veçanti.
Mishi i një kafshe që ka marrë shumë antibiotikë mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore të personat që e konsumojnë atë
Selatin Kaçaniku nga shoqata Konsumatori tha për Tribuna Channel se Kosova ka nivel shumë të lartë të antibiotikëve të kafshët.
Ai tha se për këtë problem kanë ngritur zërin shumë herë, por që nuk janë marrë parasysh nga asnjë prej institucioneve të Kosovës.
Ndërsa Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se ende nuk ka një raport përfundimtar zyrtarë të asnjë vendi, dhe vetë Bashkimit Evropian i cili e ndalon përdorimin e antibiotikëve.
Thaçi tha se përdorimi i antibiotikëve tek kafshët është i rregulluar me ligjet në fuqi,dhe është i nevojshëm si përdorim me konsultimin e veterinarit.
Thaçi tha se nga plani i monitorimit dhe mostrat që janë marrë, te kafshët për nivelin e antibiotikëve kanë rezultuar të rregullta dhe i plotësojnë kushtet për konsum.
Ndiqeni kroniken e plotë.