Apeli refuzon kërkesën e Hashim Thaçit, mbetet në paraburgim

Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi kundër gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Ish-presidenti Thaçi, qe akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Thaçi vazhdon të akuzohet për kinse krime të kryera lufte. Pos tij, akuzat e njëjta i ngarkojnë edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin si ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.